Vlorë, vuante nga depresioni, vetëvritet e moshuara

19/02/2013 00:00

Një grua e moshuar ka gjetur vdekjen mëngjesin e të martës në qytetin e Vlorës, pasi është hedhur nga kati i tetë i një pallati.

Sipas policisë së Vlorës, ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pallat në zonën e Skelës.73-vjeçarja Menekshe Zotaj ka ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit ndërsa ndodhej e  vetme në shtëpi.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave në të cilat ka ndodhur vetëvrasja. Mësohet se e moshuara vuante nga depresioni dhe nga probleme të tjera shëndetësore çka dyshohet ta ketë shtyrë drejt vetëflijimit, por policia është duke hetuar edhe në pista të tjera.

Top Channel