Ministri i Shendetesise Vangjel Tavo u kerkon mjekeve gjinekologe, qe te
ndikojne sa te munden per te evituar lindjen e bebeve me operacion
pasi vitet e fundit lindjet ne kete forme jane kthyer ne tendece,
sidomos tek nenat e reja të cilat e bëjnë këtë për të shmangur dhimbjet
por edhe për shkaqe te tjera fizike.

“Që nga viti 2005 deri në vitin 2012 mortaliteti neonatal ka ardhur duke u ulur, pikërisht në vitin 2012, mortaliteti është ulur në shifrën prej 7.8 për mijë, duke e bërë kështu vdekjen foshnjore njëshifrore, të krahasueshme me vende të zhvilluara, sic janë Franca, Gjermania, Spanja, Italia apo edhe vende të tjera. Mbetet për t’u përmirësuar përqindja e lindjeve me operacion, e cila ndonëse ndër vite ka ardhur duke u përmirësuar, po përsëri vazhdon të jetë e lartë në shifrën 33.8 për qind”, tha Tavo.

Nga ana tjetër ministri Tavo ka përgëzuar mjekët për uljen e vdekshmërisë foshnjore dhe atë amëtare.Gjate analizes se maternitetit “Koço Gliozheni”, drejtoresha Rubena Moisiu ka ngritur me shqetesim rënien e numrit te lindjeve ne vendin tone, nderkohe qe thekson se duhet pemiresuar kujdesi shendetsor paresor neper rrethe, pasi mbetet i larte numri i vdekjeve te bebes gjate shtatzanise apo dhe lindja e bebeve nen peshe.

“Lindshmëria në Shqipëri në total ka ardhur në rënie. Do të shikoni që një volum mjaft të madh zënë vdekjen përpara lindjes, që do të thotë janë nëna që vijnë, shtrohen në institucion me bebe të vdekur në bark dhe në fakt kjo ka të bëjë natyrisht edhe me shërbimin tonë, por kryesisht me shërbimin parësor dhe me shërbimin në spitalet rajonale. E shikoni që na zë një përqindje mjaft të madhe të mortalitetit perinatal kjo pjesa e vdekjeve të bebeve përpara lindjes. Ndërkohë që na janë rritur shifrat e bebeve të cilët vijnë e paraqiten këtu dhe më pas lindin me peshë të ulët në lindje, gjë e cila flet që duhet përmirësuar sido që të jetë kujdesi në shëndetin parësor”, tha Moisiu.

Ne maternitetin “Koço Gliozheni” së shpejti pritet të aplikohet procedura e fekondimit artificial, e cila deri me tani eshte realizuar vetem ne klinikat private ne vend.

Top Channel