Berisha: Ne, superfuqi e hi-tech në rajon

19/02/2013 00:00

Me shtrirjen gjithnje e më të gjerë të internetit edhe në Shqipëri,
ndikimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit po bëhet
gjithnjë e më i madh. Dhe po kaq i madh po behet edhe interesi i te
rinjve shqiptare per t’u bere eksperte te fushes se informatikes.

Megjithese ne Shqiperi nuk ka nje tradite te tille, ne qendren burimore per teknologjine e informacionit dhe komunikimit Protik gjen te rinj dhe studente, qe dijet dhe pasionin e tyre ne kete fushe i kane materializuar ne programe kompjuterike. Disa adoleshente, qe takoi Kryeministri Sali Berisha kishin krijuar nje robot, qe komandohej nga kompjuteri dhe celulari.  

Nje grup studentesh kane krijuar nje program qe ndihmon te verbrit, ndersa te tjere te rinj nje portal qe informon qytetaret ne kohe reale per gjithcka zhvillohet ne Tirane.
 
Qendra Protik, e krijuar si nje partneritet publik privat me ndihmen e Qeverise shqiptare dhe amerikane dhe disa kompanive te huaja synon te ndihmoje ne zhvillimin e sektorit te teknologjise se informacionit. Kryeministri Berisha e konsideron kete qender nje pikenisje te rendesishme dhe beson se kjo fushe do te jete e ardhmja qe do te percaktoje zhvillimin e vendit. Aktualisht, qeveria shqiptare eshte ne diskutim me Fondin Amerikan te Zhvillimit per te vendosur krijimin e nje zone te lire pa taksa, ku te vendoset cdokush qe do te zhvilloje teknologjine e informacionit dhe komunikimit.
 
“Tirana ICT Park do të jetë një zonë në kryeqytet, ku sipërmarrësit dhe sipërmarrjet do të kenë mundësi të punojnë në kushtet më të mira të mundshme, të çliruar nga të gjitha llojet e taksave. Edhe kjo, si kusht shumë i rëndësishëm që Shqipëria të ecë me shpejtësi drejt destinacionit të saj ‘Shqipëria -superfuqi e hightech-ut në rajon’. Gara në këtë fushë është shumë e egër, por më të rinjtë e kanë fituar dhe do ta fitojnë gjithnjë këtë garë”, tha Berisha.

Berisha: PS është pa aleatë

“Fitoren, ku e bazoj? E bazoj te programi i Partisë Demokratike e aleancën dhe këtë e kam faktuar. Aleancat mund t’i mbash, kur ke një qendrim korrekt, luajal dhe konstruktiv. Në 20 vite, ti nuk gjen një aleat të larguar nga Sali Berisha, i cili të ketë thënë se po iki për shkak të mungesës së luajalitetit të tij. Zoti Rama bazon gjithçka në pabesinë e tij. Imagjinoni ju, e theu Blushi këmbën dhe unë i urova shërim. E dini ju pse nuk i shkoi? Nuk i shkoi, sepse spitali ku ndodhej, sipas tij, nuk i përshtatej se ishte i rregullt. Jo nuk ishte i ftohtë, përkundrazi ishte me ngrohje dhe i standardeve më të mira dhe nuk mund të dalë në televizor një spital i tillë në Shqipëri. Madje la edhe lejtnantin e tij pa e vizituar në spital. A mund të bazohet në një alternativë të tillë një forcë politike?”, tha Berisha.
 

Top Channel