PS kundër Planit të ri Rregullues

18/02/2013 00:00

Edhe i vetmi korridor i gjelbër i Tiranës, dy skarpatet në lumin e Lanës
do të zihen nga projekti i tramvajit që parashikon Plani i ri
Rregullues i Bashkisë së Tiranës.

Permes një harte, Artan Lame nga selia roze ka denoncuar zhdukjen perfundimtare te gjelberimit ne kryeqytet nga Plani i Ri “Basha – Malltezi”, siç e quajti ai .

“Të dyja skarpatet e Lanës zihen nga tramvaji. Arsyeja është e thjeshtë, në momentin që të gjithë korridoret e tjera ngushtohen në funksion të ndërtimit, i vetmi shteg ku mund të kalojë tramvaji mbetet skarpata e Lanës”, tha Lame.

Lame tha se barbaria e ndertimit ne Tirane, po shfrytezon edhe objekte te kultit. Ne ate qe ne Tirane quhet tregu i Namazgjase, tek lulishtja e Parlamentit, ku eshte parashikuar ndertimi i xhamise së re, Plani i ri Urbanistik e sheh si nje zone te perzier, pra edhe per banim permes ndertimit te pallateve te reja.

“Eshtë e turpshme që një qëllim fetar i respektueshëm për të ndërtuar një tempull fetar, të përdoret si kalë Troje për të ndërtuar pallate në atë zonë”, tha Lame.

Lame i kerkoi kreut te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha dhe oponentit të Planit Urbanistik Jamarber Malltezi, të sqarojnë qytetarët publikisht për zhdukjen e zonave e gjelbëruara në Tiranë.

“Pyesim, a i qëndrojnë këta njerëz asaj që thuhet në faqen 128 të studimit të tyre, kur shkruajnë se për gjelbërimin në Tiranë do të përdoren, citoj: ‘Gjelbërimi i bahçeve të shtëpive publike dhe gjelbërimi i tarracave të pallateve’. Këtu babëzia i ka lënë vendin talljes me të gjithë ne”, tha Lame.

Artan Lame ftoi publikisht kryetarin e Bashkisë dhe Malltezin për një ballafaqim të Planit të ri Urbanistik të Tiranës, të cilin e quajti më barbarin që mund t’i bëhet qytetit.

Bashkia: Rama sulmon planin

Pas deklarates se Lames lidhur me kritikat mbi Planin Urbanistik ka reaguar menjëherë Bashkia e Tiranes. Nepermjet nje deklarate të shpërndare elektronikisht Bashkia e Tirans shprehet se zoti Rama dhe zoti Lame per te disaten here kane sulmuar politikisht Planin Urbanistik, duke percjelle tek qytetaret deklarime te paverteta rreth tij.

Sipas Bashkise se Tiranes ky ‘Plan Urbanistik eshte hartuar ne transparence te plote dhe me perfshrijen e eksperteve me te mire, pjese e te cileve ka qene dhe vete zoti Lame. Qellimi i sulmit me prapavije politike, –  thuhet ne deklarate, – synon mbulimin e deshtimit te mosberjes se ketij plani ish-kryetari i Bashkise Edi Rama  per 11 vjet. Plani rregullues i Tiranës nuk cënon hapesirate gjelbra por parashikon shtimin e tyre”.

Top Channel