Misteri rreth Florije Peçit

18/02/2013 17:55

Keto jane momente ne familjen e Florije Peçit, pak dite pasi ajo u kthye nga spitali ne Austri. Nje familje qe nisi te besonte se mrekullite mund te ndodhin.

Florija, e lumtur që po jetonte nje jete te dyte ishte plot shpresa se do te rikthehej ne auditor serish per te perfunduar studimet e larta.

“Marrja e diplomës është kryesorja për mua tani”, deklaronte atëherë Florija, si e ftuar në emisionin e “Pasdites”, në “TCH”, ku diskutohej se si mund t’i mbijetosh një traume.

Në atë seri, Florija plot optimizem tregoi se po e kalonte ate qe pesoi me ndihmen e familjareve dhe mbi te gjitha te nipit te saj me te cilin kalonte shume kohe.

Ajo ishte plot shprese se ne te ardhmen do te ishte mesuese e rrethuar nga shume femije.

Por, ende pa u riaftesuar nga goditja e rende qe ajo pesoi nga aksidenti i Qafes se Vishes, i datës 21 maj 2012, ku ajo pësoi dëmtime të rënda në kokë asaj dhe familjes Peçi iu desh te perballej me nje tjeter traume.

Familjaret, pas ankesave shendetesore qe kishte vajza, pas vizitash me specialiste te ndryshem mesuan se ajo ishte shtatzene. Kjo perkon me periudhen kur ajo ishte ne fazen rehabilituese nga data 20-25 shtator 2012. Ajo tashme eshte ne javen e 21- te te shtatzanise.

Vellai i madh i Florijes, Gazmendi ka bere denoncimin ne prokurori. Pas kallezimit penal te Gazmend Pecit organi i akuzes ka nisur punen per verifikimin e te gjitha detajeve, por ende nuk ka nje pergjigje.

Familjaret besojne se gjate fazes rehabilituese, ne fillim te muajit gusht, te kete nisur abuzimi me vajzen e tyre.

Kjo gje pretendohet per shkak te sjelljes se studentes e cila ne kete periudhe ka folur perçart per çeshtje morali, me te gjithe personat qe kishte prane dhe i thoshte te vellait se ne bark kishte nje femije.

Ata perjashtojne se mund te kene qene meshkujt e familjeve kosovare qe i mbeshteten abuzuesit, gjithsesi tashme te gjithe jane te dyshuar.

Nga ana tjeter mjeket i kane thene familjes se Florijes se ajo nuk do te mund te kishte mundesi te ngelete shtatzene prej traumave fizike qe pesoi nga aksidenti. Dhe familjaret ende nuk e kuptojne si ka ndodhur nje gje e tille. Sipas tyre kjo ishte nje goditje me e rende se ajo e aksidentit.

Gjate intervistes Florija pohoi se ka qene familja e sak qe e ka mbeshtetur dhe ishte e sigurt qe do te kishte prane vetes ne cdo situate.

Por, çfarë do të vendosë në këtë moment familja, në një kohë kur Florija nuk është në gjendje të marrë një vendim kaq të rëndësishëm për të?

Top Channel