Kryeministri Sali Berisha ka qenë në Lushnjë ku ka bashkëbiseduar me banorë të qytetit por edhe zonave përreth.

Zoti Berisha u pyet nga salla pse nuk eshte shpallur feste kombetare 21 janari, ditë kur në 1920 është mbajtur Kongresi i Lushnjes në të cilin u miratua nje akt kushtetues per shpalljen e plote te Pavaresise se Shqiperise dhe ku u miratua nje Keshill i larte dhe Kryeminister u vendos Sulejman Delvina.

“Kongresi i Lushnjës e meriton 100 për qind të jetë festë kombëtare, por dhe kjo nuk ka pengesë për të ndodhur. I vetmi problem për ne është që fatmirësisht jemi të detyruar për disa specifika të kemi festa kombëtare më shumë se të tjerët, mirëpo ditët e pushimit, ditët e shumta të pushimit rëndojnë mjaft sipërmarrjen private dhe në tërësi ekonominë jo publike. Atëherë ne do e shqyrtojmë me shumë vëmendje dhe do të gjejmë një zgjidhje, sepse ngjarja është absolutisht mrekullia shqiptare”, tha Berisha.

Në bashkëbisedimin e tij te gjate Kryeministri ka bere nje analize te detajuar te arritjeve te Qeverise duke premtuar ate qe e quajti fitore te sigurte te mandatit te trete, ku tha se do te vijoje investimet ne fusha te ndryshme prioritare per vendin.

“Ne jemi të sigurtë se në punën tonë ne bëjmë gabime, ne jemi të sigurtë se në punën tonë ne meritojmë kritika dhe qortime, por ajo që është e rëndësishme, ne kemi prirje të plotë të dëgjojmë zërin, të korrigjojmë gabimet tona”, tha Berisha.

Top Channel