Kukës-Kalimash, rrëshqitje dheu

13/02/2013 00:00

Për shkak të rrëshqitjeve dhe vjedhjes se rrjetave mbrojtëse në
skarpatat e Rrugës së Kombit ka patur rrëshqitje toke të konsiderueshme.

Sasi te medha dherash dhe guresh kane rene mbi shtratin e rruges ne aksin Kukes-Kalimash ne afesri te fshatit Mamez te Kukesit. Ne nje pjese rruge deri ne 70 meter guret dhe balta kane rene mbi rruge duke ngushtuar ndjeshem zonen e kalimit te mjeteve.

Veç kesaj per shkak te rreshqitjes ne rruge nga prania e akullit dhe debores qe nuk pastrohet ka patur aksidente te shumta me mjete qe dalin nga rruga.

Top Channel