Qeveria miratoi një paketë reformash për lehtësimin fiskal të biznesit
dhe fermerëve, duke hequr TVSH-në mbi makineritë e importuara që
përdoren në industri, në bujqësi, si dhe duke hequr TVSH-në mbi ato
plehra kimike dhe fidanë, që nuk cënojnë prodhimin vendas.

Kjo pakete perfshin edhe heqjen e TVSH-së për cimenton dhe celikun qe do te perdoret ne ndertimin e hidrocentraleve, nje mase qe sipas Kryeministrit do te ule koston e tyre. E gjithe paketa e reformave per lehtesimin fiskal te biznesit dhe fermereve per kryeministrin Berisha, i cili kerkon nje mandat tjeter qeverises, eshte nje nga masat me te rendesishme per te nxitur rritjen ekonomike te vendit dhe nje pakete qe mbron ekonomine e vendit nga kriza afatgjate e eurozones.

“Ne kete stad, nje pakete e re reformash eshse e domosodoshme per te pergatitur suksesin e plote te mandatit te ardhshem te qeverisjes. Keto reforma krjojne ne menyre te padiskutueshme nje minus ne te ardhurat e buxhetit, por do te bejme gjithcka per ta zvogeluar ne maksimum ndikimin nepermjet nje disipline te forte fikale. Keto nuk krijojne asnje lloj dhimbje qofte edhe te perkohshme per qytetaret, perveçse permiresimin direkt dhe ne vazhdim. Keto reforma synojne te nxitet punesimin dhe prodhimi shqiptar”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha hodhi poshte si te paverteta deklaratat e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, se disa nga nismat e kesaj pakete jane kopjuar nga programi elektoral i opozites.

“Njeriu mund te mashtrohet, te genjehet nje here, se keshtu u ndodh te gjitheve, sepse vendos besimin para. Mund t’i ndodhe edhe dy here, por mre nuk eshte, por tmerri pafund eshte kur genjen veten e tij.  Se jam i sigurte se zoti Rama neser do te thote me vodhen dhe TAP-in dhe Kaskaden e Devollit, pasi e degjova dje te thote ne serialin e pafundem te vjedhjeve te tij, keni per te pare kur te shkruaje pas ‘Kurbanit’, librin ‘Vjedhja’”, tha Berisha.

Top Channel