Fushë-Krujë, vdes i burgosuri, nisin hetimet

13/02/2013 00:00

Ndërron jetë rrugës për në spital, një 42-vjeçar i dënuar në burgun e Fushë Krujës.

Sipas të dhënave paraprake i dënuari Agron Tahiri është ndjerë keq, dhe gjatë transportimit për në spitalin e Fushë Krujës, ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes. Agron Tahiri, 42 vjeç nga Tirana ishte dënuar me 7.5 vite burg për trafik droge.

Top Channel