Shërbimi i Urgjencës pranë Qendrës Spitalore Universitare tashmë do të
ofrohet në godinën e re dhe me kushte sipas standarteve europiane, duke
filluar nga ndihma e shpejtë deri tek ndërhyrjet kirurgjikale.

“Po hapim disa salla të urgjencës kirurgjikale me këto pajisje bashkëkohore, duke i dhënë njëherë e mirë fund urgjencës së vjetër”, tha Edmond Rrushi, drejtor i QSUT-së.

Se bashku me urgjencen, ne godinen e re transferohet edhe reanimacioni i kirugjise. Sipas Shefit te Urgjences, tashme ambientet dhe aparaturat e reja do te ndikojne ndjeshem ne uljen e infeksioneve spitalore.

“Si reanimacioni i vjetër dhe salla e vjetër e urgjencës nuk do të jenë më. Tani kemi dy salla të reja operacioni që do të vihen në përdorim të mërkurën. Të gjithë pajimet dhe veglat janë të reja”, tha shefi i Urgjencës Ylli Ziçishti.

Ne Sherbimin e Urgjences prane QSUT-së paraqiten ne dite rreth 60 raste,nderkohe qe kryehen 9 deri ne 10 nderhyrje kirugjikale.

Top Channel