Rama: Berisha po rrit taksat

12/02/2013 00:00

Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i opozitës
Edi Rama njoftoi të gjithë shqiptarët që kanë ndërtuar biznese të vogla për rritje të taksimit të këtyre ndërmarrjeve nga Qeveria.

“Besoj se është me shumë rëndësi, që të gjithë ata që janë të vetëpunësuar dhe më konretisht të gjithë shqiptarët, që sot jetojnë me një biznes të vogël,të marrin vesh se pas 25 marsit, kur hyn në fuqi ligji i ri për Sigurimet Shëndetësore do të paguajnë kokë më kokë 70 dollarë më shumë. Cdo i vetëpunësuar në Shqipëri pas 25 marsit, do të ketë një rritje taksash me 70 dollarë.  Në total 5 milionë dollarë të tjera do t’i merren biznesit të vogël drejtëpërdrejtë nga xhepinë formën e një ngarkese të re me taksat”, tha Rama.

Zoti Rama u ndal edhe në atë që ai e quajti rrënim të shëndetësisë shqiptare, duke ritheksuar projektin e opozitës që çdo qytetar shqiptar të marrë shërbim shëndetësor falas nëpërmjet ndërtimit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor.

Ky shërbim theksoi Rama nuk është një ëndërr por një plan i mirëstudiuar që do të marrë jetë nga Qeveria e ardhshme socialiste.

“Që në mars 2012 e kemi bërë këtë propozim. Të gjithë e mbajnë mend kundërshititë ne veçanti ato të Berishës duke akuzuar grupin parlamentar socialist se me këto propozime janë duke ndihmuar klientelën e tyre”, tha Rama.

Top Channel