Kreu i Ministrisë së Mjedisit ka prezantuar projektvendimin për
përdorimin e llumrave në bujqësi, duke kërkuar bashkëpunimin e
ekspertëve të shëndetësise dhe bujqësisë, për këto mbetje.

“Ajo që kërkohet tani lidhet me procesin e vlerësimit paraprak të cilësisë së këtyre llumrave, të shkallës së rrezikshmërisë të ndotjes që ata paraqesin në mjedis, tokë, ujëra dhe shëndetin e njeriut. Për zbatimin e këtij parashikohen një sërë institucionesh, por megjithatë roli kryesor i zbatimit, i takon Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe ajo e Shëndetësisë nëpërmnjet strukturave duhet të sigurojmë një proces transparent dhe në përputhje me kërkesat e këtij vendimi. Kërkon një qëndrim këmbëngulim Ministrisë së Territoreve, sidomos për investimet e kryera në trajtimet dhe në investimet për trajtimin e ujërave të zeza”, tha Mediu.

Ministri Mediu ështe ndalur tek shume investime te mbetura pezull nga Ministria e Transporteve dhe e Pushtetit Vendor, siç jane impiantet e perpunimit te ujrave te zeza.

“Duhet të përmend këtu se ende nuk kemi sistem të trajtimit të ujërave të ndotura për qytetet kryesore të Shqipërisë. Investimet e kryera në Sarandë dhe në Vlorë duhet të kthehen në investime efektive, ndërkohë në proces janë investimet në Tiranë, në Durrës, Elbasan, Fier apo Shkodër, por dua të theksoj që nuk është Ministria e Mjedisit që merret me investimet në infrastrukturën e mbetjeve, prandaj i kërkoj Ministrisë Përkatëse dhe pushtetit lokal që të bëjnë investimet e duhura në kohën e duhur, të planifikuara në buxhet, në mënyrë që kjo çështje të marrë një zgjidhje sa më të shpejtë”, tha Mediu.

Nga ana tjeter ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi ka thene se qe nga vitit 2006 e deri me tani Shqiperia eshte mbeshtetur me 120 milionë euro ne fushen e mjedisit. Integrimi i Shqiperise ne BE, po mbështetet teknikisht nga Bashkimi Europian, por ndërkaq duhet shumë punë për zbatimin e ligjit mbi pronësinë, në gjykata dhe në fusha të tjera.

“Së pari ne e mbështesim financiarisht dhe teknikisht Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit përfshirë edhe në fushën e mjedisit. Së dyti nënvizojmë se në kuadrin e aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim, shumë përpjekje të rëndësishme dhe investime duhet të bëhen. Të zbatohen efektivisht në përputhje me BE-në dhe KE-në përfshirë pronën, ligjit, zbatimin e tij, të nisë zbatimin e direktivave të reja, sepse është thelbësore për të përmirësuar standardet e jetesës së njerëzve, përfshirë edhe duke stimuluar ekonominë. Së fundmi dëshiroj të nënvizoj një pikë më të rëndësishme për atë të paktë që kritikojnë Europën dhe Bashkimin Europian. U them që jemi krenarë për cfarë kemi bërë për të përmirësuar jetën e shqiptarëve jo me fjalë, por fakte, me angazhimin tonë dhe pa një axhendë të fshehtë si një qëllim tjetër. Shqipëria pa Europën nuk do të ishte sot një vend më i mirë”, tha Sequi.
 
Investimet ne ngritjen e impianteve te trajtimit te ujrave te zeza jane shume te rendesishme per turizmin ne Shqiperi.

Top Channel