Në Shqipëri nuk përdoren hormone për rritje tek kafshët që konsumohen
për mish, madje edhe hormoni ‘boldomex’ që përdorej para disa vitesh për
rritjen e maceve dhe të qenve shtëpiake është ndaluar.

Këtë ka deklaruar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, teksa garanton siguri të mishit vendas, duke iu referuar edhe Zyres së Ushqimit dhe Veterinarise prane komisionit europian .

“Përsa i përket mishit të vendit, një raport i fundit i FVO-së, rezulton që në asnjë farmaci veterinare nuk gjenden hormonet e rrezikshme, të cilat janë hormone që ndihmojnë në rritje. Edhe mishi që konsumohet në vend del që është i patrajtuar. Edhe sipas një deklarate që e kemi marrë nga Ministria e Bujqësisë, ky hormon është lejuar vite më parë për qen dhe mace dhe që prej 2009 është ndaluar përdorimi i këtij hormoni”, thotë Rovena Jahelezi, nga AKU.

Autoriteti Kombetar i Ushqimit jep siguri vetëm per mishin qe tregtohet ne thertore të licensuara dhe jo ai që shitet në rrugë. Nderkaq shqiptaret konsumojne edhe mish te improtuar nga jashte  i cili sipas Jahelezit kalon ne siten e nje sërë kontrollesh.

“Këto produkte ushqimore me origjinë shtazore të gjithë vijnë nga stabilimente dhe ferma të aprovuara. Mishi në Shqipëri vjen nga SHBA, nga Kanadaja, nga BE dhe nga Amerika Latine. Gjithë mishi që vjen në Shqipëri është i kontrolluar”, thotë Jahelezi.

Nderkohe nje skandal me mishin ka perfshire disa vende te Europes, pasi ne paketime qe duhet te kishte mish kau u zbullua se konsumatori genjehej me mish kali, qe permbante hormonte te injektuara.

Top Channel