Malësi e Madhe, gjendet i mbytur në kanal 2-vjeçari

11/02/2013 00:00

Gjendet i mbytur në kanal vogëlushi 2-vjeçar i zhdukur prej pasdites së
të dielës, në fshatin Boriç i Vogël në Malësinë e Madhe. Mësohet se
vogëlushi E. Tahiraj ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë ku dhe
është parë për herë të fundit.

Familjarët e tij janë vënë menjëherë në kërkim dhe më pas kanë lajmëruar edhe policinë. Pas krehjes së zonë u dyshua se vogëlushi mund të kishte rënë në kanalin e fshatit pasi është gjetur një lodër afër tij.

Mëngjesin e të hënës, trupi i pajetë i fëmijës është gjetur në kanalin e Vrakës, ujërat e të cilit derdhen në liqenin e Shkodrës.

Top Channel