Arsim, financime nga BE për kërkimet shkencore

11/02/2013 00:00

Bashkimi Europian do të financojë Institucionet e Arsimit te Larte dhe kerkimet shkencore ne to me programin “Kuader 7”.

“Kuader 7” eshte nje nga projektet financuese me te medha per arsimin e larte ne vendin tone i cili synon rritjen e cilesise dhe te standardeve ne arsimin e Larte ne Shqiperi, kryesisht ne fushen e kerkimeve.

Sipas marreveshjes se meparshme midis Shqiperise dhe ”Kuader 7 ” ne periudhen 2008-2011, financimi prek shifrat e miliona eurove dhe parashikon nje financim perafersisht sa 25% e buxhetit te programit kombetar per arsimin.

Viti 2013 pritet te jete nje nga vitet e veshtira per arsimin ne Shqiperi ne aspektin financiar dhe ashtu sic deklaroi Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ne raportin e fillimvitit, “kuader 7” do te jete nje financimet me te rendesishme per arsimin  ne vendin tone. Ky bashkepunim i Shqiperise me BE pritet te krijoje mundesi te reja punesimi per lektoret e rinj, do te themeloje laboratore te reja ne funksion te kerkimeve shkencore si dhe do te mundesoje bashkepunime bilaterale te shkencetareve shqiptare me ata europiane. Albanologjia do te jete nje nga fushat me me shume prioritet ne kete projekt, gje qe e konfirmoi edhe Ministri i arsimit Tafaj ne raportin e fillimvitit.      

Top Channel