Mijëra vetë kanë bërë homazhe në stadiumin Flamurtari për
ish-futbollistin e skuadrës së këtij qytetit dhe njëkohësisht të
kombëtares shqiptare të viteve ’80 Alfred Zijai, i cili u nda  nga jeta
diten e premte për shkak të një sëmundjeje të rëndë në mëlçi.
 

Në homazhet e bëra në stadiumin, ku Zijai u rrit si futbollist morën pjesë edhe politikanë mes të cilëve edhe deputët e qarkut të Vlorës.

Alfred Zijai, babai i dy fëmijë ka qenë pjesë e skuadrës së Flamurtarit, kur luajti me Barcelonën në vitet 80. Pas viteve 2000 ai krijoi Shoqatën e Minifutbollit dhe më pas atë të Futbollit të Sallës, ndërkohë që 3 vitet  e fundit ai ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Top Channel