Ndue Nika: Gjaku lahet me gjak

08/02/2013 00:00

Ndue Nika, babai i Aleks Nikës, vrarë në protestën e 21 janarit para Kryeministrisë, deklaron se ai e di kush është vrasësi i djalit të tij, por kërkon që shteti ta tregojë atë. Pas vendimit të gjykatës për pafajësinë e gardistëve, Ndue Nika përmend hakmarrjen.

“Djali im nuk është vrarë në rrëzën e Dajtit për horrllëk, por në sheshin e Tiranës. Shteti të tregojë se kush e ka vrarë, të bëhet zbulimi dhe të bëhet drejtësia. Nuk jam trim, nuk kam qenë dhe as kam për të qenë, por gjaku i Aleks Nikës do të lahet me gjak sepse nuk më është dhënë e drejta. Si lirohen të burgosurit e vrasësit me urdhër të Berishës? Është vrasja e dytë që më ka bërë Berisha”, thotë Ndue Nika.

Prokuroria ende nuk e ka paraqitur akuzën për personin që qëlloi dhe vrau Aleks Nikën. Vonesa lidhet me faktin se edhe provat u dërguan me vonesë për ekspertizë, sepse Aleks Nika pas plagosjes së rëndë u dërgua në Turqi për kurim, ku edhe ndërroi jetë.

Top Channel