Gisele prezanton vajzën me botën
08/02/2013 21:15
Supermodelja Gisele Bundchen prezantoi vajzën e saj të sapolindur, Vivian Lake, në një foto të postuar në rrjetin shoqëror “Facebook”.
Braziliania, e cila mban edhe rekordin si modelja më e paguar në botë, i dha jetë Vivian dy muaj më parë.
Si vajza e një modeleje, e sapolindura nuk mund të mos ishte e kombinuar dhe e veshur firmato në shfaqjen e saj të parë në publik.
Gisele shoqëroi fotografinë me statusin: “Dashuria është gjithçka. Qoftë një e mërkurë e mbushur me dashuri për të gjithë”.
32-vjeçarja është nënë edhe e një djali, nga martesa e saj me Tom Brady, një lojtar i futbollit amerikan.
Top Channel