Rimbursimi i ilaçeve, ISKSH: Përfitojnë të papunët

07/02/2013 00:00

Listës së barnave të rimbursueshme i shtohen 19 barna të reja, të cilat
trajtojnë leuçemine, diabetin, reumatizmën e sëmundje të tjera, duke
çuar në 426 numrin e barnave të listes së rimbursueshme për vitin 2013.

Por nga e gjithë lista e barnave të rimbursueshme përfitojnë të gjithë të papunët, të cilët vërtetojne papunësine e tyre. Për shkak të mungeses së informacionit, deri tani kjo kategori përfituesish nga rimbursimet ka qenë e paktë në numër.

“Libreza specifike duhet të shkojë në zyrat e Ministrisë së Punës për të përfituar statusin ‘e papunë’. Me marrjen e këtij statusi përfitohet libreza shëndetësore. Ka patur disa pengesa burokratike për të përfituar këtë librezë, pasi kjo vërtetësi nuk bëhet në të gjitha rastet. Fondi që do të përdoret nga ISKSH-ja për rimbursimin e barnave këtë vit pritet të shkojë në 4.8 miliardë të reja”, tha Elvana Hana, drejtoreshë e ISKSH-së.

Nga skema e sigurimeve shendetsore perfitojne pensionistet, invalidet, veteranet dhe te papunet qe vertetojne nje gje te tille. Sipas Hanes me Ligjin e ri te Sigurimeve Shendetsore do te mirepercaktohen sherbimet dhe perfitimet e ketyre kategorive qe perfitojne nga skema e sigurimeve.

Top Channel