Politika në ndihmë të fermerit

07/02/2013 00:00

Si rrallëherë gjatë këtyre viteve, kryeministri Sali Berisha zgjodhi një konferencë për shtyp për të paralajmëruar një nga vendimet e shpejta të qeverisë.

Një vendim të cilin ai e cilësoi si mbështetjen më të fuqishme fiskale që fermeri shqiptar ka marrë nga qeveria e tij këto 20 vitet e fundit.

Bëhet fjalë për heqjen e “TVSH”-së për çdo lloj vegle, pajisje, makinerie te importuar, që ka për destinacion bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin.

Kjo është një listë me rreth 110 artikuj dhe së shpejti, qeveria do të dërgoje në parlament projektligjin që përjashton nga TVSH-ja te gjitha llojet e kimikateve, plehrave kimike, farerave apo fidaneve te importuar.

Sipas kryeministrit Berisha kjo mase synon rritjen ekonomike dhe punesimin, qe sipas tij, do te nise te jape efekt pas disa muajsh.

Perballe nje fature financiare prej rreth 170 milione euro me pak ne buxhetin e shtetit, ku kryeministri perfshiu edhe heqjen e TVSH-se per makinerite e tjera dhe heqjen e tatimit mbi te ardhurat per pagat deri ne 30 mije leke, Sali Berisha beson se keto masa do te sjellin perfitime me afatgjata dhe me te prekshme per qytetaret.

”Po te kemi parasysh se qellimi yne me madhor eshte prodhimi dhe punesimi, punesimi dhe prodhimi, atehere jam i bindur se kjo sakrifice e sotme do te jape nje shperblim te madh per shoqerine shqiptare shume shpejt. Te mbeshtesim biznesin per te punesuar shqiptaret, per te krijuar vende te reja pune, per te nxitur prodhimin. Kjo pakete reformash eshte e adresuar direkt ne prodhim dhe mireqenie”, deklaroi kryeministri.

I pyetur se përse propozime te ngjashme te PS nuk u pranuan kur u miratua buxheti, kryeministri u përgjigj: “Opozita ka vetem nje propozim, si te vjedhe naften per bujqesine. Ai thote une do te heqe akcizen per naften, ne menyre qe ta marre lehte. Aty e kane mendjen ata, si te fusin tollonin e naftes per t’u pasuruar me te”.

Kryeministri Berisha iu pergjigj negativisht pyetjes se keto masa kane te bejne me zgjedhjet e qershorit, ne menyre qe te ndikojne voten e qytetareve, pasi sipas tij, diskutimet, qe kane qene publike, kane nisur me shume se nje vit me pare. “Pra ne kemi vepra dhe jo fjale, ne kemi ëndrra te shndërruara ne realitet dhe jo premtime boshe pa asnje vlere”, tha Berisha.

Top Channel