Halimi: Masa më të ashpra për armëmbajtjen pa leje

06/02/2013 00:00

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi deklaron se do të ketë ashpërsim të dënimeve të personave që kapen me armëmbajtje pa leje.

Në profilin zyrtar në “Facebook” ministri Halimi vlerëson se duhet të vendoset masa arrest me burg, për të gjithë ata që kapën me armë pa leje në publik.

“Në Paketën tonë të reformës në drejtësinë kriminale ne kemi menduar se duhet bërë i qartë dallimi në ligj në lidhje me këto kategori. Sa më i qartë të jetë ligji, sa më pak hapësira të ketë, aq më pak do të kenë mundësi aktorët e sistemit të devijojnë nga zbatimi i tij. Gjithkush që kapet me armë zjarri në publik pa lejen e organeve përkatëse duhet të ketë si masë sigurimi arrestin në burg. Masat për ata që kapen me armë automatike duhet të jenë shumë të ashpra, masat për përsëritësit duhet të jenë po ashtu shumë të ashpra”, shkruan Halimi.

Top Channel