Të miturit të kërcënuar nga interneti

05/02/2013 00:00

Femijët dhe adoleshentët janë përdoruesit më të medhenj te internetit
dhe të blogjeve sociale. Mbi 1 milion shqiptare jane perdurues te
Facebookut dhe mes tyre qindra adoleshente dhe femije, zhyten ne boten e
internetit.

Por ne epoken e teknologjise sa të sigurt jane femijet dhe te rinjte? A mund te behen ata pre e rrjeteve pornografike dhe te grupeve kriminale te shfrytezimit te te rinjve.

Perfaqesuesi i UNICEF ne Shqiperi, Detlef Palm tha se interneti perdoret me shume nga femijet dhe duhet te tregohet shume kujdes me faqet e paligjshme te abuzimeve seksuale.

“Nje pjese e femijeve kane gjetur forma te reja komunikimi ne internet. Eshte e domosdoshme te dedektohen permbajtja e papershtatshme dhe kriminale, e faqeve qe instalohen aty. Shkolla, mesuesit dhe autoritetet lokale duhet t’i kontrollojne dhe parandalojne futjen ne keto faqe pornografike te femijeve. Pasi nuk duhet te kete asnje tolerance, per shfrytezimin pornografik te femijeve. Edhe Qeveria shqiptare eshte pjese e deklarates se nenshkruar per denimin e dhe çuarjen para drejtesise se personave qe perdorin keto rrjete dhe kane ne dore pornografine e femijeve”, tha Palm.
 
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu tha se femijet duhet t’i ndihmojne qe t’i mbajme larg permbajtjeve te paligjshme.

“Avancimi i teknologjise nenkupton sfida pasi femijet dhe te rinjte kane akses ne internet. Femijet duhet t’i ndihmojme t’i mbajme larg permbajtjeve te paligjshme dhe te demshme per ta”, tha Arvizu.

“Profilet e femijeve duhet te kontrrollohen edhe nga prinderit. Duhet te luftohet kunder materialeve abuzive me sjellje seksuale. Ka femije te moshes 7 vjec qe e perdorin internetin dhe grupe te femijeve 9 deri ne 12 vjec qe perdorin rrjetet sociale, ndaj perdorimi i internetit duhet te jete nje ekperience pozitive ku te respektohet privacia”, tha Sequi.

Perfaqesuesi i ‘Word Vizion’ tha se shume femijeve u jane kerkuar permes internetit takime ne vende te fshehta, me te panjohur, ndaj kontrrolli i tyre dhe i perdorimit te internetit eshte shume i rendesishem. Kjo Konference mbi Sigurine e Perdorimit te Internetit u organizua nga ministri i Arsimit Myqerem Tafai dhe ministri i Teknologjise, Genc Pollo.

Top Channel