Rama, zv/president i Internacionales

05/02/2013 19:35

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, është zgjedhur zëvëndëspresident i Internacionales Socialiste.

Ka qenë vetë  lideri i opozites, i cili nëpërmjet një mesazhi në Twitter ka njoftuar lajmin e zgjedhjes gjatë takimit të radhës në Lisbonë.

“Me krenari për familjen tonë politike, Partinë Socialiste, ju njoftoj për zgjedhjen time zv.President i Internacionales Socialiste”, shkruan Rama.

Në një tjetër mesazh, Rama e quan zgjedhjen si “vlerësimi më i lartë për gjithçka kemi bërë në këto vite së bashku, e falenderuar të gjithe”.  

Kreu i PS-së thotë se ai u zgjodh në këtë post pasi kandidatura e tij fitoi mbështetjen e gjerë.

Si një arsye të fortë të votimit të kandidaturës së tij, Rama ia dedikon  modernizimit  të PS, rezistencës opozitare, programit për “Rilindjen Shqiptare”. “Krenar per PS-në”, shkruan Rama në “Twitter”.

Top Channel