Eshtë kryer për herë të parë transplanti i melçisë në vendin tonë. Një
fëmije tre vjeç kishte lindur me atrezi  biliare dhe për pasojë me mëlçi
tërësisht të dëmtuar.

Nena e tij i ka dhuruar femijes se saj te pare, nje pjese nga melçia e saj fale nderhyrjes kirugjikale te kryer me sukses nga kirurgu turk Burak Koza ne Spitalin Amerikan ne Tirane.Sipas tij gjendja shendetsore e femijes eshte e mire.

“Qe nga dita e nderhyrjes ka kaluar nje jave  dhe shohim  se gjendja e tij shendetsore eshte e mire. Funksionete melcise kane filluar dhe dalëngadale po permiresohet ngjyra e fytyres. Ka funksionuar mire lidhja e melçise se transplantuar me organet e tjera te trupit.Persa i perket anes imunologjike, sa trupi i femijes e ka pranuar kete organ, eshte ende heret per ta thene”, thotë Koza.

Operacioni për kryerjen e këtij transplanti ka zgjatur rreth 10 orë. Tashmë fëmija po trajtohet në reanimacionin e Spitalit Amerikan, pasi kirugu turk vlerëson shumë të rëndësishëm ndjekjen dhe terapinë post operatore. Nderkohe që gjendja shendetësore e nënes që i dhuroi fëmijes një pjesë nga melçia e saj është e mirë.

Top Channel