Në Diten Botërore të luftës kundër kancerit, ministri i Shëndetësisë
Vangjel Tavo i kërkon qytetarëve të kryejnë analizat si femrat paptestin
apo kontrolle te gjirit, por  edhe meshkujt analizat e tyre, me qellim
per te kapur ne kohe kete semundje vdekjeprurese. Ne vendin tone
perllogariten rreth 6 mije raste te reja ne vit me kancer.

“Hasen cdo vit rreth 6-7 mijë raste të reja me kancer, duke prekur më së shumti gjirin tek femrat dhe mushkëritë tek meshkujt dhe tek femrat. Por është po aq e vërtetë që kanceri nuk është fatalitet apo dënim me vdekje. Më shumë se 30 për qind e rasteve të vdekjeve nga kanceri mund të parandalohen, duke ndryshuar apo duke shmangur faktorët e riskut, përdorimin e duhanit, të qenit mbi peshë apo obezë, dietat jo të shëndetshme dhe konsumin e ulët me fruta-perime, mungesën e aktivitetit fizik, përdorimin abuziv të alkoolit, sjelljet seksuale të rrezikshme, ndotjen urbane të ajrit”, tha Tavo.

Shefi i Sherbimit te Onkologjise Agim Sallaku kërkoi që të ndërmrren sa më shumë fushata sensibilizuese për të parandaluar sëmundjet kancerogjene, pasi nëse kapet në kohë kjo sëmundje, mund te mos kete humbje jete.

“Eshtë e rëndësishme të bëhet parandalimi, diagnoza dhe regjistri i kancerit. Eshtë e rëndësishme që thuhet që një e treta e kancereve është plotësisht sot i parandalueshëm. Kjo do të thotë që nëse të gjithë faktorët përfshihen në këto fushata të rëndësishme informimi dhe ndërgjegjësimi të popullsisë ne mund t’ia dalim”, tha Sallaku.
 
Minisitri i Shendetesise Vangjel Tavo tha se po pergatiten qe kujdesi paliativ per te semuret me kancer, i cili ka te beje me lehtesimin e dhimbjeve, te mund te oforhet ne te gjitha spitalet rajonale te vendit dhe në shërbimin parësor.

Top Channel