Gjirokastër, ushqimet shtrenjtohen, shitjet ulen

04/02/2013 00:00

Rreth 800 blegtorë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës aplikuan vitin e
kaluar për subvencione që kryesisht mbështetën tufat e të imëtave dhe
modernizimin e stallave.

Por megjithë subvencionet blegtorët thonë se ka vështirësi të shumta. Rritja e çmimit të ushqimit të dimrit për bagëtitë si dhe rënia në treg e çmimit të produkteve blektorale po eshte problemi me i madh.

Kreu i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë tregon se interesi për aplikime per fondet mbeshtetese ka qenë i lartë por ai duhet të shkojë krahas  plotësimit të një rradhë kriteresh teknike.

Fermerët thonë se ende një pjesë e subvencionit të vitit të kaluar nuk ju është paguar, megjithatë pritet që numri i të interesuarve që shpresojnë të mbështeten prej skemës së subvencionimit të jetë të paktën 20% më i lartë krahasimisht me një vit më parë.

Top Channel