Nga konferenca e 49-të për sigurinë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë,
Kryeministri Sali Berisha theksoi rëndësinë e këtij takimi botëror për
këtë çështje.
Ai tha se jane diskutuar tema te rendesishme te politikes se sigurise globale, por veçoi te citoje mesazhe nga fjalimi i zevendespresidentit amerikan Joe Biden.
“U diskutua për marrëdhëniet, partneritetin me Rusinë, marrëdhëniet me Kinën, fjala ishte shumë inkurajuese. Ndër të tjera Biden preku edhe çështjen e tregtisë, ku ftoi Europën në rishikimin e standardeve për të liberalizuar më tej tregtinë mes dy anëve të Atlantikut”, u shpreh Berisha.
Kryeministri, ashtu si edhe ne te tjera konferenca te medha nderkombetare, veçoi ne deklaraten per mediat takimin me zevendespresidentin amerikan.
“Pata rastin të takoj përzemërsisht Biden, ta ftoj atë për të vizituar Shqipërinë ta falenderoj për gjithë mbështetjen që administrata amerikane i jep shqipërisë dhe shqiptarëve dhe zëvendëspresidenti pranoi me kënaqësi ta vizitojë Shqipërinë, një vend për të cilin ka konsideratë dhe vlertësimin më të madh”, tha Berisha.
Konferenca e Mynihut është një event i përvitshëm me rëndësi globale në fushën e politikës së sigurise. Qenga viti 1962, ajo angazhon personalitete të larta nga mbarë bota në një diskutim të gjerë mbi çështjet kryesore të sigurisë të kohës dhe sfidat për të ardhshmen. Paneli i ketij viti diskuton pikëpamje mbi të ardhmen e bashkëpunimit të komunitetit euro-atlantik të sigurisë, kriza në Zonën Euro dhe e ardhmja e Bashkimit Europian, siguria dhe stabiliteti në Europën Juglindore dhe Kaukaz dhe çështje aktuale të sigurisë globale si kriza në Siri dhe Mali, energjia dhe siguria kibernetike.
Top Channel