Akreditimi i spitaleve, nis procesi i renditjes

31/01/2013 00:00

Pas një projekti pilot, tashmë me vendim të Këshillit të Ministrave do
të nisë akreditimi i të gjitha spitaleve publike dhe jo publike në vend. 

Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo theksoi se ky proces i detyron spitalet të rrisin cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve ndaj pacientëve, pasi nëse nuk akreditohen, qofshin publike apo jo publike nuk certifikohen dhe nuk kontraktohen nga Instituti i Kujdesit dhe Sigurimeve Shendetsore.

“Eshtë një proces që është në shërbim dhe në përfitim të qytetarëve, pasi gjithë ky proces tenton në atë cka Ministria e Shëndetësisë e ka si objektiv në vetvetë rritjen e cilësisë dhe sigurisë së Shërbimit Shëndetësor që i ofrojmë qytetarëve. Këtu bëhet fjalë jo vetëm për institucionet shëndetësore publike, por edhe për institucionet shëndetësore private. Qytetarët do të dinë se cilit shërbim t’i drejtohen dhe cfarë certifikimi ka institucioni”, thotë ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo.

Spitalet qe aplikojne akreditohen vetem nese permbushin, disa standarte qe kane te bejne qe nga perdorimi i medikamenteve, sherbimi i urgjences, sherbimin i kirurgjise, personeli i kualifikuar e te tjera.

“Akreditimi i institucioneve shëndetësore është vlerësim periodik i tyre nga një Agjenci e autorizuar për të verifikuar shkallën e plotësimit të standardeve të cilësisë dhe sigurisë të caktuara dhe të publikuara paraprakisht nga Ministria e Shëndetësisë”, thotë Isuf Kalo.

Ministri i Shendetesise Vangjel Tavo, në një takim me drejtues të spitaleve publike dhe jo publike ka kerkuar qe te nisin procedurat per akreditim  prane Qendres se Sigurise,Cilesisë dhe Akreditimit.

Top Channel