Izolohen komunat e Librazhdit

29/01/2013 00:00

E ndërtuar ne vitin 2009 aksi rrugor që lidh Librazhdin me komunat Qukës dhe Stravaj ka dalë pothuajse jashtë funksionit.

Asfalti ka pësuar demtime te medha ne disa pjese te tij, duke bërë që rruga te jete e rrezikshme per drejtuesit e mjeteve. Ky eshte i vetmi aks rrugor qe lidh disa fshatra te ketyre komunave.

Banoret bejne thirrje per nderhyrje te menjehershme pasi sipas tyre shembja totale e rruges do te izoloje qindra banore. Sipas tyre kjo rruge u ndertua ne vitin 2009 per fushaten elektorale vetem per te kerkuar vota.

Nga ana tjeter edhe deputeti i PS, Taulant Balla i beri thirrje Qeverise të ndërhyjë sa më parë për të ndrequr investimet shkel e shko te bera per fushate.

“Qindra banorë rrezikojnë të bllokohen, nëse nuk ndërhyhet menjëherë, sepse kjo është e vetmja rrugë që lidh këtë fshat, por edhe fshatra të tjera. Qeveria duhet të ndërhyjë për të rregulluar rrugët”, tha Balla. Kjo zone njihet per terrenin e rreshqitshëm si pasoje e te cilit, pervec rruges rrezikohen edhe disa shtepi.

Top Channel