Në Shqipëri futen ende materiale me amiant, ndonëse janë të ndaluar me ligj tek ne dhe në të gjithë vendet e Europës.

Madje përveç eterniteve të trashëguara prej vitesh këto materiale, që cilësohen si me kancerogjenet kalojnë doganen shqiptare, si materiale ndertimi edhe per objektet e reja. Nderkohe qe specialistët thonë se jane gjetur materiale azbesti edhe neper laboratore te shkollave.

“Kjo është një problematikë që duhet të trajtuar me kujdes.Eternitet, që zakonisht mbulojnë catitë e impianteve industriale, ose objekteve të tjera duhen hequr sipas një protokolli strikt teknik, sepse përndryshe clirojnë fibra dhe së dyti, shpeshherë nga mosdija e organeve doganore, por edhe nga kostoja e lirë e këtij materiali, ne e kemi gjetur edhe të futur gjatë këtyre viteve, p.sh në formën e paneleve për tavane të varura. E kemi gjetur edhe në shkolla. Mësuesit nuk e dinë që azbesti është i ndaluar dhe në Shqipëri, por ne i gjejmë si mjete pune në laboratorët e kimisë, thotë Romeo Hanxhari, ambientalisht.

Numerohen mbi 5000 produkte me permbajte amianti dhe kjo lende cilesohet si shkaktari i disa semundjeve  kancerogjene.

Eksperte te fushes per here te pare kane pergatitur nje studim mbi risqet dhe menyrat e trajtimit me titull “Amianti, Azbesti vrasesi i heshtur kancerogjen, emergjenca amiant ne Shqiperi”, ku kerkohet nderhyrje e menjëhershme.

“Studimi hedh dritë qartë mbi gjendjen e amiantit në Shqipëri, sepse në Shqipëri ka amiant, i cili është akumuluar nder vite, studimi tregon qartë rrezikshmërinë, por dhe mënyrën se si duhet trajtuar dhe sigurisht ngre një vemendje të re për ndalimin e të gjitha formave të futjes së mëtejshme në Shqipëri, të produkteve që mund të kenë në përbërjen e tyre amiant”, thotë Petrit Vasili, bashkautor i librit.

Promovimi i ketij studimi u be ne Akademine e Shkencave ne prani te ambientalistëve dhe eksperteve të fushes, te cilet bejne thirje per ndalimin e futjes ne Shqiperi te produkteve qe kane ne perberjen e tyre kete lende kancerogjene.

Top Channel