Gjirokastër, policia ndalon 12 klandestinë

28/01/2013 00:00

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 12 klandestinë, mes të cilëve 8
sirianë dhe 4 marokenë, dhe ka nisur procedimin ndaj tre shqiptarëve, që
i kanë ndihmuar të kalonin ilegalisht kufirin.

Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se shtetasit e huaj janë ndaluar në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë, teksa kishin hyrë ilegalisht nga Greqia. Për të shmangur postbllokun e Ujit të Ftohtë, ata kanë kaluar nëpërmjet pyllit në këmbë.

Policia sqaron se klandestinët janë shoqëruar nga tre tepelenas, të cilët u merrnin 1500 euro për person. Policia bën të ditur se ata do të procedohen penalisht në gjendje të lirë për akuzën e “dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Top Channel