U nominua nga Trump si ambasador i SHBA në Shqipëri, DASH publikon profilin e Eric Wendt: Ka mbajtur disa pozicione të larta komanduese Me dënimin prej 25 vitesh burg është mbyllur në Gjykatën e Shkallës së
Parë të Durrësit gjykimi ndaj 81 vjeçarit Shaban Norja, i cili është
shpallur fajtor për vrasjen e 18-vjeçares shtatzanë Ajshe Vata.
Prokuroria kishte kerkuar burgim te perjetshem per vrasesin. I akuzuari kryesor ne hapje te seances u shpreh i penduar. Mbrojtja pranoi fajësinë e klientit dhe kërkoi një dënim më të butë nga trupi gjykues, bazuar në pendimin e thellë të Norjes dhe moshën e tij.
Ndërkaq akuza pati kërkuar burgim të përjetshëm, po pa kundërshtuar kërkesën për gjykim të shkurtuar. Por gjykatesi i ceshtjes shpalli vendimin per denim me 25 vjet burg te 81-vjecarit vrases.
Gjykimi ndaj Norjes, në 3 seanca, shënoi dhe një nga proceset më të shkurtra penale që ka gjykuar një ngjarje makabre si ajo e fundit të hidhur të Ajshe Vatës, e cila u gjet e masakruar në një arë në Xhafzotaj të Durrësit.
Trupi pa kokë i 18-vjeçares shtatzanë, që priste të niste jetën studentore vjeshtën e kaluar, u gjet afro 500 metra larg shtëpisë së saj, ndërsa hetimet çuan në zbardhjen e krimit makabër dhe prangosjen e Norjes.
Ai deklaroi se kishte pasur një lidhje intime me viktimën dhe se vrasjen e kreu duke iu nënshtruar vullnetit të Ajshes, që pranonte me mire vdekjen se të abortonte fëmijën e ngjizur nga raporti mes tyre. Pavarësisht dritëhijeve mbi autorësinë, historia që tronditi fort opinionin publik është mbyllur me dënimin e dhënë nga organi i drejtësisë.
Top Channel