Ndryshon skema e shkollës

26/01/2013 00:00

Në vitin shkollor 2015-2016, në të gjitha shkollat e arsimit
parauniversitar duhet të aplikohet skema, ku sistemi fillor bëhet 6 vite
dhe me tre mbyllet cikli nëntëvjeçar.

Ndryshimi i skemës do të shoqërohet me rishikim të kurrikules, futjen e dy gjuheve te huaja te detyruara,por edhe me ndryshimin e numrit te mesuesve. Keshilltari i ministrit te Arsimit Jovan Kristiqi, sqaron se po punohet per krijimin e teksteve te integruara, ku do te shmangen perseritjet dhe ngarkesat e panevojshme.

“Një tjetër ndryshim në kurrikulën e re janë lëndët e integruara, që bëhen nga klasa e parë deri tek e gjashta, qoftë për shkencat natyrore, qoftë edhe për shkencat shoqërore. Në një libër të vetëm ka njohuri për disa lëndë ka njohuri për fizikën, ka njohuri për kiminë, sigurisht elementare, sepse mosha e nxënësve është e ulët. Kur themi lëndë të integruar në lëndët shoqërore, ka njohuri për historinë, për gjeografinë, të disa lëndëve bashkë”, thotë Kristiqi.

Ministria e Arsimit kerkon qe ndryshimi i kurrikules te shoqerohet edhe me nje ndryshim të programit te mesuesise, ku mesuesit te jene te pergatitur per me shume se nje lende.

“Në klasën e pestë, të gjashtë reduktohet nga 8-9 lëndë, reduktohet në 5 lëndë. Por praktika do të tregojë që mund të vazhdojë, për shembull, klasa e gjashtë mund të ketë 2 ose tre mësues, por reduktohet numri i mësuesve që hyjnë në klasë, deri në klasën e gjashtë, që është edhe klasa e fundit e ciklit fillor”, thotë Kristiqi.

Ministria e Arsimit, pret qe kete projekt te nise ta aplikoje, nje vit para dates se percaktuar ne ligj.

Top Channel