Specialistë të Shëndetit Publik kërkojnë programe depistimi dhe
parandalimi lidhur me kancerin e qafës së mitrës te gratë, pasi numri i
të prekurve po shtohet me shpejtësi dhe Shqipëria zë vendin e tretë në
rajon për nga prekshmëria .

Çdo vit konstatohen 124 raste te reja dhe 50 gra vdesin nga kjo semundje, nderkohe qe ky kancer prek grate ne moshen riprodhuese.

“Ky është një kancer që shkakton dëme më të mëdha në mosha të reja, vitet e humbura të jetës janë shumë të larta, vdekjet mund të nisin të shfaqen 30 vjeç, 40 vjeç. Vëmë re që vdekshmëria rritet me shpejtësi”, thotë Alban Ylli, specialist i ISHP-së.

Specialistet kërkojne qe mjeket e familjes dhe qendrat e grave të kene prioritet kontrollin e qafes e mitres, pasi nëse parandalohet ose kapet ne kohe mund te shpetohen 80 % e rasteve. Shqiptarët kanë 3 here me pare kontakt me mjekun per kontrolle rutine se sa popujt e vendeve te tjera. Por me problematike situata paraqitet ne zonat rurale .

Ne nje takim zhvilluar nga Qendra Shqiptare per Popullsine dhe zhvillimin, ku merrnin pjese edhe deputete u kerkua te lobohet per programe parandaluese të semundjevte te tilla si kanceri i qafes se mitres apo i gjirit .

Ndonese ekziston vaksina per kancerin e qafes se mitres ajo ka kosto te larte, pasi nuk eshte futur ne kalendarin e vaksinave te rimbursueshme.

Top Channel