Gjirokastër, protestë për ngrohjen në shkolla

25/01/2013 00:00

Nxënësit e shkollës së mesme “Asim Zeneli” në Gjirokastër protestuan
duke braktisur mësimin për një orë për shkak të mungesës së ngrohjes në
klasa.

Nxënësit pretendojnë se megjithë protestat e vazhdueshme situata nuk ka ndryshuar, kaldaja që siguron ngrohjen pëson vazhdimisht defekte ndërsa nuk ka lëndë djegëse për ta vënë në funksion.

Greva një orëshe pritet të përsëriten edhe gjatë javës në vijim, ndërsa drejtori i kësaj shkolle ka thënë se i gjithë stafi pedagogjik solidarizohet me grevën pasi kushtet e zhvillimit të mësimit nuk janë normale.

Drejtoria ka qenë e detyruar sipas tij të shkurtojë orët mësimore për shkak të të ftohtit ndërsa kjo dëmton procesin mësimor. Shkolla që kanë problem me ngrohjen këtë vit në Gjirokastër janë të paktën 4.

Top Channel