Ndroq, banorët në protestë për urën

23/01/2013 00:00

Banorë të Menikut, në komunën Ndroq, kanë protestuar të mërkurën si pasojë e dëmtimit të urës lidhëse të këtij fshati me rrugën kryesore.

Sipas banorëve, ka më shumë se 20 vjet që kjo urë është dhe dëmtuar e ata duhet të rrezikojnë çdo ditë jetën për të kaluar në të.

Në protestë ka marrë pjesë edhe deputeti i PS Artan Gaçe, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë.

Top Channel