Korçë, kushtet e vështira shkak për divorce

23/01/2013 00:00

Emigracioni dhe kushtet e vështira ekonomike mbeten dy nga shkaqet
kryesore që çojnë në divorce çiftet e ndryshme nëpërmjet padive civile
në Gjykatën e Faktit në Korçë.

Numri relativisht i lartë i zgjidhes së martesave që po vjen në rritje vitet e fundit në rrethin e Korçës, është më i theksuar tek çiftet në të cilat burri ose gruaja janë në emigracion jashtë vendit por nuk përjashtohen edhe shkaqet ekonomike.

Rajoni i Korçës rezulton me një pjesë të mirë të popullsisë të moshës së re dhe të mesme, që emigron jashtë vendit, kryesisht në Greqi, dhe kjo ka ndikuar edhe në marrëdhëniet midis cifteve deri në depozitimin e padive civile në gjykatë për ndarje.

Sipas avokates Entela Dvorani një fenomen i ri është vënë re gjatë kësaj periudhe ku cifte emigrantësh kanë kërkuar zgjidhjen e martesës si pasojë e papunësisë dhe krizës që është hasur në shtetin fqinjë.
              
Vitin e kaluar, në Gjykatën e Faktit në Korcë janë paraqitur 331 kërkesa për zgjidhje martesash, nga të cilat 259 janë pranuar  dhe shqyrtuar, duke shënuar kështu një numur në rritje të padive civile që kanë të bëjnë  me divorcet në rethin e Korcës. në Gjykatën e Faktit në Korcë, pjesën mjë të madhe të cështjeve civile e zenë  ato që kanë të bëjnë me zgjidhjen e martesave, që krahas emigracionit si një nga shkaqet kryesore  ka edhe atë të arsimimit të ulët të personave që ndahen apo problemet ekonomike.

Top Channel