Degradimi i mozaikut të Muzeut Kombëtar

22/01/2013 00:00

Vazhdon degradimi i mozaikut në fasadën e Muzeut Kombetar. Copëza të tij vazhdojnë të bien.

Forumi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ka akuzuar institucionet përkatese për indiferencë ndaj rrënimit të mozaikut.

”Në qoftë se ministri, para disa ditësh deklaroi që kisha e Valshit u dëmtua nga dhunues dhe jo nga indiferenca, sot kemi faktin më të prekshëm që ky mozaik po bie nga indiferenca, nuk ka grabitës, por indiferencë totale e shtetit”, deklaroi Artan Shkeli, anëtar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

”Ky është një krim kulturor i paralajmëruar. Janë vjedhur në mënyrë të turpshme me dhjetëra milionë lekë, të cilat janë dhënë për restaurimin e këtij mozaiki”, deklaroi Auron Tare, deputet socialist, anëtar i të njëjtit forum.

Anëtaret e Forumit kërkuan të dine se ku kanë shkuar 42 milionë lekë që një kompani telefonike ka dhënë për restaurimin e mozaikut.

Sipas drejtorit te Monumenteve Rajonale të Tiranës, Arbër Kadia, këto para nuk janë marrë kurrë prej tyre.

Ai bën të ditur se është bërë vetëm një diagnostifikim me ekspertë të huaj i problematikës që çon në rrënim dhe është hartuar një plan për të ngadalësuar procesin e rrënimit, pasi sipas ekspertëve, për të nuk ka shpëtim.

Një tjetër çështje që forumi ngriti është edhe për organizaten ndërkombëtare “PNUD”, që sipas tyre ka dhënë 1 milion euro për Muzeun Kombëtar.

Konkretisht, a e di kjo organizatë se çfare është bërë me fondin e dorezuar prej tyre.

Te kontaktuar nga Top Channel, burime prane  PNUD thane se nderhyrja ne Muzeun Historik eshte kryer ne kuader te nje programi te perbashket nga dy agjensite e kombeve te bashkuara, “UNESCO” e “PNUD” dhe me konkretisht per muzeun ne fjale eshte dhene nje fond prej 1 milion dollaresh, por kryesisht per pavionin e etnografise e nderhyrje te tjera dhe asgje per mozaikun e fasades se tij.

Sipas specialisteve, mozaiku i qe gjendet ne fasaden e muzeut eshte i destinuar te shkaterrohet me kalimin e viteve per shkak te shpejtesise se realizimit dhe montimit qe i eshte bere ne fillim si dhe degradimi me kohen i materialeve perberes, pra betoni dhe zgara metalike. Restaurimet e herepashershme do te ndikonin ne zgjatjen e egzistencës së tij.

Top Channel