Betim presidencial apo spektakël?

21/01/2013 18:05

Nga një betim solemn zyrtar, ceremonia e fillimit të detyrës së Presidentit, në shumë vende të botës është kthyer në një eveniment spektakolar: qe nga lutja e mengjesit, e deri tek zgjedhja e supermakinave te parades apo aksesoret “fashion” te ballos ne fund te mbremjes.

A nuk mund të quhet një spektakel, dita e ceremonisë së inagurimit të presidentit në Amerikë?

Ceremonia fillon që në mëngjes kur presidenti shkon të bëjë lutjen në Kishë. Më pas i drejtohet “Capitol Hill” ku do të bëjë dhe betimit. Pas kesaj mban fjalimin tradicional që u drejtohet të gjithë amerikanëve ku përmenden edhe disa pika kryesore të programit.

Fjalimi i dytë i Xhorxh Uashingtonit ka qënë fjalimi më i shkurtër prej 135 fjalësh dhe fjalimi i Ëilliam Henry Harrison më i gjati prej 8 e 500 fjalësh.

Që nga viti 1937, në ceremoni janë futur dhe elemente fetare. Një ose dy pastorë janë elementë të ceremonisë, me lutjet e tyre të cilat mbahen pas fjalimit.

Ndërkohë, një poet i zgjedhur nga Presidenti, reciton një poemë të krijuar enkas për këtë ditë.

Pas betimit, në Kongresin Amerikan shtrohet një drekë tradicionale. Barack Obama në drekën e tij të parë si president zgjodhi menunë e Linkolnit të vitit 1861. Ajo përmbante fruta deti, patate e fazan të pjekur.

Më pas është koha e paradës ushtarake. Me makinë ose në këmbë, presidenti i ri kalon mes turmës entuziaste që nga “Capitol”-i deri tek Shtëpia e Bardhë.

Kjo paradë është mbajtur rregullisht që në vitin 1805 dhe është anulluar vetëm një herë në 1985, kur u zgjodh Regani, për shkak të të ftohtit polar.

Në mbrëmje, festa e ditës kurorëzohet me ballon presidenciale.

E gjitha organizuar si spektakel, dita e ceremonisë së betimit të presidentit amerkan prej vitesh është kthyer në një eveniment botëror.
 
Ceremona e betimit ne Francë

Ne Francë, ndryshe nga shumë vende të tjera, nuk ka betim te Presidentit. Transferimi i pushtetit eshte nje ngjarje qe shenon fillimin e nje mandati te ri.

Kushtetuta e Frances nuk permend asgje te veçante per procedurat, e megjithate me kalimin e viteve, kjo dite nuk eshte thjesht nje kalim i pushtetit, por nje dite paradash, fjalimesh dhe festimesh te pergjithshme.

Zakonisht, presidenti i zgjedhur arrin ne Pallatin Elize me makine (vetem nje nga presidentet ka shkuar ne kembe). Pasi ndjek një ekzekutim te Gardës së Republikës ai takon paraardhësin e tij, i cili e shoqeron në një nga dhomat e pallatit, që nënkupton kalimin e pushtetit, duke përfshirë dhe komunikimin e kodeve te arsenalit nuklear francez, një prerogativë e Presidentit.

Më pas, Presidenti i ri, përcjell presidentin paraardhës për të cilin Garda e Republikës ekzekuton një përshëndetje honorifike.

Presidenti më pas kthehet per ceremonine, i shoqëruar nga kryeministri dhe presidentet e dhomave te Parlamentit Francez.

Pikerisht, aty fillon dhe kremtimi i Presidentit. Presidenti i keshillit konsitucional lexon rezultatet zyrtare te zgjedhjes se presidentit. Ky lajmerim zyrtarisht transferon pushtetet tek presidenti dhe shenon momentin preçiz te mandatit te ri presidencial.

Me pas, presidenti firmos ne protokoll dhe mban fjalimin e tij. Nderkohe qe shefi i protokollit i prezanton te ftuarit.

Pas ceremonisë, presidenti drejtohet në taracën e parkut të Pallatit Elize, i shoqëruar nga kryeministri dhe presidentët e dy dhomave, për t’i bërë homazhe flamurit francez nën himnin kombetar te ekzekutuar nga Garda e Republikës. Tradite e ceremonise jane dhe 21 shtenie topi nga artileria franceze për nder të presidentit te ri.

Pas drake, presidenti, zakonisht le pallatin dhe ky eshte gjithashtu nje moment spektakli. Me çfare makine do te largohet Presidenti?

Mjafton te permendim qe per ish-presidentin Sarkozu u dizenjua posaçerisht nje “Peugeot” dhe per presidnetin aktual te Frances, Hollande, u dizenjua nje “Citroen”. Francois Mitterand dhe Jacques Chirac perdoren nje “Citroen” presidencial 5.6 metra te gjate qe peshonte 1.7 tonë.

Presidenti shkon tek Harku i Triumfit i shoqeruar nga regjimenti i kavalerise se Gardes  së Republikes dhe bandes se saj, ku le nje tufe lulesh tek Varri i Ushtarit te Panjohur dhe me pas ne Bashkine e Parisit ku pritet nga kryebashkiaku.

Megjithate, ceremonia varet dhe nga preferenca e presidentit. Presidente te ndryshem zgjedhin vende te ndryshme ku shkojne pas kremtimit. Francois Hollande zgjodhi te nderonte burrin e shtetit Jules Ferry dhe shkencetaren Marie Curie.

Ceremonia e betimit ne Rusi
 
Ceremonia e betimit presidencial ne Rusi eshte vertet madheshtore. Ceremonia mbahet në Pallatin e Kremlinit, ku presidenti i zgjedhur kalon nga tre salla, si ajo e Shen Gjergjit, Andreut dhe Aleksanderit, e cila mban flamuret dhe emblemen e Presidentit te Rusise.

Më pas ai ecën mbi tapetin e kuq dhe drejtohet pranë tribunës ku e presin kreu i Gjykates Kushtetuese dhe kreu i dy dhomave te parlamentit.

Vjen momenti i betimit. Presidenti vendos doren e djathte mbi Kushteute dhe reciton betimin presidencial qe permban keto fjale: “Ne ushtrimin e pushtetit te Presidenti te Federates Ruse, betohem se do respektoj dhe do mbroj te drejtat dhe lirine e njeriut dhe qytetareve, betohem se do respektoj dhe mbroj Kushtetuten, per t’u kujdesur per sovranitetin dhe pavaresine, sigurine dhe integritetin e shtetit dhe se do t’i sherbej besnikerisht popullit”.

Kreu i Gykatës Kushtetuese, më pas i jep celësat e zyrës dhe lajmëron zgjedhjen e presidentit te ri.

Pas betimit, ekzekutohet himni rus dhe Presidenti mban fjalimin e tij. Pas përfundimit të fjalimit, e ka radhën përshëndetja me 21 të shtëna topi. Mbyllja e ceremonisë bëhet me darkën e shtruar posacerisht për këtë ditë të shënuar të kombit.
 

Top Channel