Personat me aftësi të kufizuar, BE e shqetesuar

19/01/2013 00:00

Komisioni për të drejtat e personave të verbër i Bashkimit Europian i
bën thirrje Qeverisë shqiptare të respektojë të drejtat e personave me
aftësi të kufizuara si një ndër 12 prioritete e BE-së, pasi nëse ato
përkeqësohen, komplikohet situata për integrimin e Shqipërisë në
Bashkimin Europian.

Philippe Zhezel, kryetar i këtij komisioni ngre me shqetësim amendamentet e ligjeve specifike per aftesine e kufizuar, si dhe vonesat ne pagesa qe kane çuar në cënimin e të drejtave tyre.

“Kriza ekonomike nuk duhet te preke personat me aftesi te kufizuara.Pagesa qe marrin keto persona u nevojitet per te mbijetuar. Qeverise i drejtohet apel te permbushe angazhimin e saj per pagesat e personave me aftesi te kufizuara .Perosnat me aftesi te kufizuara vuajne ne heshtje, pasi zeri i tyre nuk degjohet.Kjo nuk tolerohet, Qeveria duhet te angazhohet per permiresimin e situates se tyre dhe respektimin e te drejtave te tyre”, tha Philippe Chazal, kryetar i Komisionit për të Drejtat e Personave të Verbër.

Duke folur ne emer te Presidentit te Bashkimit Europian te te verberve dhe presidentit te Forumit Europian te aftesise se kufizuar,Chazal vlereson vendimin e marre ne Parlament për ratifikimin e Konventes se Kombeve te Bashkuara mbi te drejtat e personave me aftesi te kufizuara. Por nga ana tjetër u bën thirrje institucioneve publike që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura për të respektuar ligjet ne fuqi dhe për te permiresuar ato në perputhje me konventen e Kombeve te Bashkuara mbi te drejtat e personave me aftesi te kufizuara.

Top Channel