Elbasan, fshati që izolohet 9 muaj të vitit

19/01/2013 00:00

200 familje të fshatit Pajun, vetëm 15 kilometra larg qytetit të Elbasanit, u duhet të kalojnë një përrua për të jetuar.

Sapo nis vjeshta këta banorë izolohen në shtëpitë e tyre ne mungese te nje rruge dhe te nje ure per te kaluar perroin.Ata i ndajne vetem 5 kilometra nga rruga nacionale Elbasan-Peqin, por ujerat e rrembyer te perroit e bejne te pamundur komunikimin e tyre me pjesen tjeter te botes.Edhe pse te ndodhur ne nje zone fushore banoret e fshatit Pajun, komuna Paperr, gjate veres furnizohen me ushqime pasi pjesen tjeter te vitit u duhet ta kalojne te izoluar ne fshat. Ata shprehen te indinjuar, pa shprese dhe te zhgenjer, pasi pushtetaret duken ketu vetem per fushate.

“Në këtë gjendje jemi 20 vjet demokraci dhe për ne nuk ka asnjë ndryshim, pavarësisht se votojmë në çdo zgjedhje””, thote nje banor.

Mesjeta duket e bukur nese krahasohet me gjendjen ne te cilen jetojne banoret e ketij fshati ne vitin 2013. Femijet jane pothuajse analfabete, perroi rrezikon jeten e tyre dhe e ben te pamundur vajtjen ne shkolle.

Por sikur kjo te mos mjaftonte ne kete fshat gjate dimrit nuk hyn as mjeku. Grate shtatzena i sjellin ne jete foshnjat e tyre ne shtepi, pa mjek dhe pa ndihmen e nje infermiereje. Personat e semure eshte e pamundur te dergohen ne spitale, ndersa mjeku vjen vetem kur ujerat e perroit qetesohen.

Kryetari i komunes se Paprrit, prej 13 vitesh në këtë detyrë, e pranon gjendjen e veshtire te 200 familjeve te fshatit Pajun, por sipas tij komuna eshte e denuar politikisht. Prej 5 vitesh kjo komune nuk merr asnje grant nga Qeveria dhe me te ardhurat e saj nuk mund te kryeje nje investim te tille.

“Eshtë një rrugë që ka kosto të lartë. Në muajin e nëntor si pasojë e reshjeve edhe një pjesë e rrugës së ndërtuar u dëmtua. I kemi çuar shkresë Drejtorisë së Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Brendshme, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, tha kryetari i Komunes se Paprrit, Shefqet Bullari.

Sipas Bullarit, nga zyra e tij kane dale dhjetera shkresa per problemin e fshatit. Ato i jane drejtuar Drejtorise se Emergjencave Civile ne Ministrine e Brendshme, por edhe vete Kryeministrit dhe asnjere nuk kane marre nje pergjigje.

Bllokohet rruga Elbasan-Gramsh

Rruga nacionale Elbasan-Gramsh është bllokuar që prej mesditës të së premtes për shkak të prurjeve të shumta të lumit Devoll.

Ujërat e lumit kanë mbuluar urën e Shushicës duke bërë që asnjë mjet të mos mund të lëvizë nga të dyja anët e rrugës. Niveli i ujit mbi urë i kalon 50 cm duke e bërë të pamundur kalimin edhe të mjeteve të larta. Policia e cila ka shkuar në vendngjarje po sigurohet që asnjë mjet të mos kalojë në këtë urë që tashmë është e zhytur e gjitha në ujërat e lumit Devoll.

Sipas banorëve të zonës një situatë e tillë përsëritet sa herë ka reshje të dendura shiu dhe diga nuk përballon fluksin e prurjeve. Ky aks rrugor pritet të zhbllokohet vetëm nëse moti përmirësohet dhe nuk ka reshje shiu, në të kundërt askush nuk mund të sigurojë se kur do të bëhet sërish e kalueshme.

Top Channel