Shembet shkolla në Bulqizë

17/01/2013 00:00

Shkolla fillore e Fushë Bulqizës nuk funksionon më për shkak të
shembjes. Muri anësor i nje klase u shemb fatmirësisht kur atje nuk
kishte asnjë fëmijë.

Ne kete shkolle zhvillonin mesim 60 nxenes te ciklit te ulet dhe 10 femije te ciklit parashkollor. Demtimet e shkolles nisen kur u devijua shtrati i Rruges se Arberit dhe punimet e rruges u zhvilluan ne afersi te nderteses.

Drejtues nga komuna Fushe-Bulqize janë drejtuar disa here Ministrise se Arsimit dhe Drejtorise se Emergjencave pasi kjo kjo shkolle ka filluar te jape shenjat e pare qe me fillimet e punimeve te rruges se Arbrit.
Drejtuesit e komunes kerkuan nderprerjen e mesimit ne kete ndertesë.Peripecite e kesaj shkolle nisen ne vitin 2008, por se fundmi shkolla eshte teresisht e paperdorshme dhe e rrezikshme per femijet.

Top Channel