”Mafia e pyjeve plaçkit Gramozin”

17/01/2013 19:45

Me titull “Mafia e pyjeve plaçkit Gramozin”, e përditshmja greke “Ta Nea” i kushton në faqen e parë të saj një artikull fenomenit të shpyllëzimit të paligjshëm të disa pllajave të këtij mali në tokën greke prej disa grupeve të organizuara nga Shqipëria.

Sipas reportazhit të kësaj gazete, zhurmat e sharrave elektrike që ata përdorin dëgjohen çdo mëngjes deri në fshatin Trilofo që ndodhet vetëm 1.5 km nga kufiri, ndërsa pamja e lisave dhe e pishave të prera shtohet çdo ditë.

Shumica e pemëve, siç dëshmojnë banoret e paktë të këtij fshati, janë rreth 30-vjeçare dhe janë të prera një meter mbi rrënjë.

Me pas, trupat transportohen me ane te kafsheve drejt kufirit shqiptar, ku rreth 500 metra ne brendesi te te cilit, jane hapur reparte provizore me sharra elektrike te cilat seleksionojne lenden drusore.

Prej atje, druret e zgjedhur shkojne drejt Italise per ndertimin e fuçive te veres, trungjet e drejte i shiten kompanise elektrike per shtyllat e energjise elektrike, ndersa pjesa e mbetur sistemohet dhe dergohet perseri ne Greqi per t’u shitur si dru zjarri ne kete periudhe qe shumica e grekeve te varfer i jane kthyer kesaj menyre per t’u ngrohur, pas rritjes se çmimeve te gazit natyror dhe naftes.

Sipas zv/guvernatorit te Kosturit, Dhimitris Savopoulos, vitete të fundit jane shpyllezuar nga keto grupe mafiozesh mbi 300 hektare pyje qe eshte ekuivalente me 35.000 m kub lende drusore.

Gazeta “Ta Nea” thekson gjithashtu se me ne jug, grupet e tregetareve te paligjshem te druve jane shqiptare dhe greke qe bashkepunojne, madje kane ndare malin Gramoz ne zona te caktuara.

Sipas reportazhit, shkak kryesor per kete fenomen eshte bere tashme edhe mungesa prej disa vitesh e reparteve ushtarake qe ka mbyllur qeveria greke, duke lene te lire kontrabandistet e druve te veprojne pa kontroll ne keto zona kufitare.

Top Channel