Itali, vrasje e dyfishtë

17/01/2013 23:20

Duket se është xhelozia, arsyeja e krimit të dyfishtë, që ndodhi sot pasdite në Aquila, ku një shtetas shqiptar vrau ish-bashkëshorten dhe personin, me të cilin ajo duket se kishte krijuar një lidhje të re.

Një ekzekutim i vërtetë, ai i kryer nga 48-vjeçari Burhan Kapllani, i njohur në qytet për ndërmarrjen e përpunimit të mermerit dhe për gjendjen e mirë ekonomike.

Me një revole kalibër 22, ai ka qëlluar fillimisht brenda në një makinë të parkuar, ish-të shoqen 35-vjeçare, Orieta Boshti, me të cilën kishte katër fëmijë. Më pas ka shtënë mbi Shpëtim Hanën, duke e qëlluar për vdekje pas shpine.

Më pas, vrasësi është dorëzuar dhe ndodhet i mbyllur në kazermën e karabinierëve, duke heshtur deri tani mbi arsyet e krimit.

Ndërkohë, forcat e rendit kanë mbyllur qendrën tregtare, ku ka ndodhur krimi i dyfishtë dhe kanë marrë në pyetje disa nga dëshmitarët.

Top Channel