Raporti i IKAP, arsimi me probleme

16/01/2013 00:00

Një pjesë e kopshteve dhe shkollave jopublike në vend nuk përmbushin standardet për kryerjen e aktivitetit të tyre.

Në raportin e 2012 të Inspektoriatit Kombëtar për Arsimin Parauniversitar zbulohen probleme me disa institucione arsimore jopublike.

Në arsimin parashkollor në nivel kopështesh, disa prej institucioneve jopublike zhvillojnë mësim në ambiente jashtë standardeve të përcaktuara, e madje disa prej tyre nuk përmbushin as kushtet higjenike. Në disa nga kopshtet e përmendura në raport nuk ka dokumentacion për stafin mësimdhënës si dhe një pjesë e tyre nuk kanë as kualifikimin e duhur.

Raporti i IKAP paraqet edhe një analizë për gjendjen në shkollat jopublike,  duke nënvizuar se një pjesë e tyre kanë probleme të theksuara me dokumentacionin lidhur me regjistrat, amzat si dhe deklarimin e numrit total të nxënësve dhe mësuesve.

Disa nga këto institucione arsimore ndërpresin kontaktet me Drejtoritë Arsimore Rajonale menjëherë pas licensimit dhe një pjesë e tyre ndërrojnë vendodhjen e bizneseve pa lajmëruar institucionin përkatës.

Inspektorati, ne raportin e paraqitur, rekomandon MASH te rishqyrtoje dhenien e licensave te institucioneve arsimore jopublike ne perputhje me kriteret perkatese. 

Top Channel