Korcë, invalidët bllokojnë Këshillin Bashkiak

16/01/2013 00:00

Invalidët kanë bllokuar dyert e Këshillit Bashkiak të Korçës për shkak
se ende nuk kanë marrë pagesat. Prej mëse tre muajsh ata vijojnë të
mbesin pa bukë dhe ilaçe ndërkohë që edhe pse ministri i Financave
deklaroi se ata do t’i merrnin pensionet e tyre duket se nuk kanë në
duar ende asgjë.

Sorollatjet neper instanca i kane detyruar me dhjetra persona qe te mblidhen dhe te presin para dyerve te Keshillit Bashkiak nje pergjigje.

Ata kane pohuar se pagesat per paaftesine jane e vetmja e ardhur me te cilat sigurojne medikamentet dhe ushqimin nderkohe qe lista e tyre e borxheve neper dyqane dhe farmaci i ka tejkaluar limitet.

Top Channel