Mjekët ende pa marrë pagat

15/01/2013 00:00

Kur data shënon 15 janar, punonjës të administratës nuk kanë marrë ende
pagat e muajit dhjetor, të cilat duhet t’i kishin gati në daten 3 janar.

Mjekë dhe punonjës të tjerë të administratës publike prej dy javësh kontrollojnë bankomatet, pasi iu tha që  vonesa e derdhjes së parave ishte çështje ditësh.

Nderkohe qe kane kaluar plot dy jave e gjendja financiare ka nisur te vështirësohet në portofolet e tyre, kur shpenzimet ishin më të mëdha për shkak të festave e çmimeve të larta të atyre ditëve.

Edhe pse përgjigjen me mllef per vonesen e pagave, bluzat e bardha nuk guxojnë të thonë para kamerave atë çfare realisht mendojnë, nga frika se një fjalë që mund të  mërzise eprorët dhe atakon direkt Qeverinë do t’i kushtoje me pas vendin e punes.

Qe para dy javesh pergjigja ishte se pagat do te derdhen shume shpejt ne banke pasi ishin vonuar per çeshtje burokratike, por tani kur kane kaluar 2 jave nuk ka me nje pergjigje.

Top Channel