Gjyqi, Balla-Malltezi, përplasje në distancë

15/01/2013 00:00

Deputeti Taulant Balla ka deklaruar fill pas shtyrjes së procesit
gjyqesor në ngarkim të tij, ku është i paditur nga Jamarbër Malltezi, se
Gjykata e Tiranës është kthyer në një ankesë të oborrit të
Kryeministrit.
Për shkak edhe të mungesës së paditësit në proces, Balla ripërsëriti edhe njëherë tjetër akuzat ndaj tij.

“Erdha sot në Gjykatën e dhëndrit të vajzës së vjehrrit Kryeministër, por nuk e gjeta paditësin. Sigurisht nuk kam asnjë iluzion te kjo ndërtesë, e cila tashmë është kthyer në një aneks të kuzhinës së Saliut,por kjo nuk do të thotë që ne do të heshtim dhe nuk do të vazhdojmë të denoncojmë e të kërkojmë shpjegime nga ky pushtet, për rryshfetet shumë milionëshe që merr”, tha Balla.

Deputeti i PS-se, tha se nuk do te heqe dore nga akuzat per familjen e Kryeministrit. “Kjo ndërtesë do t’i kthehet shumë shpejt drejtësisë, kjo ndërtesë do t’i kthehet publikut dhe atëherë dhëndri, vajza dhe djali i Kryeministrit do të japin shpjegime për gjithcka ne kemi kërkuar”, tha Balla.

Ne padine e ngritur nga zoti Malltezi ndaj deputetit të PS-se kerkohet shperblimi nen akuzen e shpifjes me 2 milione leke. Pavaresisht se kerkese padia ka gabime ortografike, ne te thuhet se, fraza shpifese, eshte “Jamarber Malltezi po gllaberon pronat e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Malltezi: Avokati im ishte në gjykatë
Deklaratat e Ballës, shpifja e radhës

Dhëndri i kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi ka reaguar duke i cilësuar deklaratat e deputetit Taulant Balla si një shpifje të radhës, tek e cila sipas tij nuk ka qoftë edhe një të vërtetë.

Sipas zotit Malltezi, përfaqësuesi i tij ligjor ka qenë sot në gjykatën e Tiranës, ndryshe nga çfarë pretendohet nga zoti Balla dhe kjo sipas tij mund të verifikohet edhe në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Seanca, theksohet më tej, është zhvilluar normalisht dhe deputeti socialist është njohur zyrtarisht me padinë për shpifje.

“Pjesëmarrja e përfaqësuesit ligjor në proçes mund të verifikohet nga kushdo, edhe në proçes-verbalin e seances, i cili afishohet në faqen e internetit të gjykatës”, vijon në deklaratë zoti Malltezi.

Sipas tij, deputeti Balla ka qenë prezent së bashku me avokatin e tij dhe është përballur me avokatin e tij dhe për rrjedhojë është fare i ndërgjegjshëm për gënjeshtrën qe artikulon para shqiptarëve.

Top Channel