Një kohë e mbetur pas

14/01/2013 20:40

Edhe aty ku duket se gjithçka mbaron fshihen jete, fshihen frymarrje, fshihen njerez qe jetojne çdo dite me peshen e nje jete te mbytur nga braktisja.

Edhe aty ku duket sikur gjithçka mbaron fillon diçka tjeter edhe pse pak e njohin edhe pse pak e perkrahin.

Ka ende banore qe jetojne me shpresen se vemendja do te bjere dikur edhe mbi ta, mbi jetet e tyre, mbi egzistencen e tyre aktuale ironikisht ne te njejten kohe brenda dhe jashte orbites se shtetit shqiptar.

Peza, larg vetem disa kthesa nga kryeqyteti mbetet pas, ndersa rruga per me tej zhgryhet keqazi mes baltes ngjitese qe ngadalson hap pas hapi udhetimin e “Shqipërisë Tjetër”.  

Fshati Gjysylkane fle mes kodrave te buta e te ngaterruara në nje terren te thyer e te veshtire. Lagjja me e larget e fshatit nga ku nisim rrugetimin ngrihet tejmi me shume se 40 minuta ne kembe.

Aty ku duket se mund te flere vetem humbetira shfaqen shtepite e kerrusura si mos me keq. Jeta dallohet pertejmi ashtu sic dallohen muret e shqyera e mes tyre shikimet e femijeve te shumte qe pak ose aspak kane pare te huaj ne kete zone.

Pyetjes “A e ndjeni qe jeni kaq afer Tiranes?”, një i ri i kësaj zone i përgjigjet: “Po çfarë do ndjesh ketu ku jemi ne sikur me qene ca te thush. Afer jemi ne po ce do. Ketu te ne eshte si me qene ca te thush. Per shtetin jemi shume shume larg”.

Mjerim qe shkrihet nen imazhet, nen jetet, nen gjurmët e mjegullta te banoreve qe duken te humbur e te dorezuar ne boten ku kane renditur hap pas hapi frymarrje te vogla e te pandjeshme per pjesen tjeter aq afêr e aq larg tyre.

“E kane lene mbi 100 vjet mbrapa ka ngel me thene drejte sepse edhe para kohes se Enver Hoxhes kishte. Shkollen e kishte te rregullt, çdo gje automjeti vinte. Do punosh token me ca do ta punosh, ketu traktor jo, zetor jo, ketu autokombajne nuk ka, nuk ka asgjë. Me çfarë do të ushqehemi ne”, pyet një banore fatkeqe e kësaj zone.

Pensionet apo ndihma ekonomike jane vetem grimca qe nuk mund te shpetojne nga dertet banoret e fshatit. Por, kjo është për ta e vetmja menyre mbijetese, bujqësia në kushtet e një izolimi të plotë, veshtirë se mund t’ju jape diçka me teper per te siguruar nje jetese më normale.

“ Nuk behet llaf, nuk behet llaf fare per njezet e ca vjet, per 22 vjet se ka kthy askush koken mbrapa tek ne”, thotë i dëshpëruar një tjetër banor i Gjysylkanes.

Duket si nje udhetim ne kohe, udhetim ne histori aq me teper kur ne kete lagje ndryshe nga çfarë ka qene deri ne vitit 90 nuk ka as shkolle, ndaj dhe femijët këtu jane te detyruar te mbeten analfabetë.

“Femijet ndodhen ne gjendje shumë te keqe, jane shume shume qe nuk dijne as nuk njohin as shkronjat e alfabetit. Kaq vite prapambetje jemi”, “klith” një tjetër banore.

Serisht ne kembe per ne lagjen kryesore te fshatit, vendin ku lartesohet nese vertet mund te quhet e tille nje shkolle e vobekte edhe me e lodhur se 21 shekujt qe kane pasuar njeri tjetrin.

Filmimi nga jashte eshte e vetmja mundesi qe megjithate mjafton per te treguar nje realitet te trishte te çngjyrosur.

Shkolla, shtepi, rruge, banore, një rreth i njejte i perseritshem çdo dite brenda të cilit një komunitet i terë vertitet përhumbur .

“Nuk ka kujdes për ne njeri. Sot vjen ti, por askush nuk vjen ndonjëherë tjetër që të shohë si jemi. Ka aq sa mbahet mend që askush nuk vjen”, të thotë një e moshuar.

“Ketu eshte Tirana, ketu kemi Durresin, ketu kemi Rrogozhinen, ketu kemi Peqinin, ketu ndahen sikletet tona, këtu kalojnë ujërat, këtu kalon gjithçka, por prapë ja si jemi”, ankohet një tjetër i moshuar.

Premtime kane marre boll, i vetmi siç thone qe eshte perpjekur te beje dicka eshte kryetari i komunes me aq sa fuqi mund te kete nje i zgjedhur vendor ne realitetin shqiptar e aq me teper ne nje realitet ku nese flamuri nuk eshte i njenjte me ate te pushtetit atehere çdo gje eshte e kote apo thjesht dhe vetëm nje oshetime.

“Është lufte me jeten. Eshte kjo se te shkosh te besh ullinjte me gomar ose me mushke turp eshte, por çfarë të bëjmë tjetër”, të thonë në Gjysylkane.

Ne lagjen e fundit te fshatit, si nje haur per bagetine ngrihet edhe shkolla tjeter apo thene me qarte monumenti prehistorik ku mesojne shume femije te fshatit.

“Ne klase tavani”, thotë me sinqeritetin e tij një nxënës. “Ështe i çare, tavani i çare. Po shiu bie brenda. Kur bie shi nuk kemi ç’bëjmë tjetër, vëmë kapuç”.

Ne Gjysylkane varferia e ka lodhur varferine, harresa e ka lodhur harresen, mungesa e shpreses e ka lodhur shpresen e tashme banoreve su mbetet tjeter vecse te shikojne tejmi nga horizonti ne pritje te dickaje qe duket veshtire te vije te pakten nese kundron mendimet e shikimet e rrezhgura nga zhgenjimi. Megjithate edhe në Gjysylkanë orë mbetur larg ka njerëz, ka fëmijë, ka jetë.

Jane vetem nje grusht kilometrash, nje grusht kilometrash nga kryeqyteti, nje grusht kilometrash qe duket sikur shkrihen ne shekuj te tere largesi.

Top Channel