Në Shqipëri nuk është izoluar akoma virusi i gripit, ndërsa numri i të prekurve nga virozat e stinës dhe infeksionet respiratore është më i ulët se një vit më parë në këtë periudhë.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi në një konferencë për mediat duke marrë shkas nga situata e krijuar në SHBA, ka qetësuar opinionin publik duke deklaruar se situata në rajonin tonë dhe në Europë është e qetë, ndryshe nga SHBA.

Sipas të dhënave të fundit në vëzhgimin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore në mbarë vendin, specialistët e shëndetit publik paralajmërojnë një rritje të rasteve të gripit në dy javët e ardhshme, ndaj u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos pacientëve kronikë, të moshuarve dhe fëmijëve të rrisin vigjilencën dhe të tregohen të kujdesshëm.

Top Channel